Kalo te përmbajtja

5 QERSHOR 2019
AFRIKA E JUGUT

Shirat e furishme dhe përmbytjet shkaktojnë dëme në Afrikën e Jugut

Shirat e furishme dhe përmbytjet shkaktojnë dëme në Afrikën e Jugut

Në fund të prillit të 2019-s ranë shira të furishme në bregun lindor të Afrikës së Jugut. Shirat e vazhdueshme shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në disa zona të Durbanit dhe rrethinat e tij, në provincën e Kuazulu-Natalit. Sipas lajmeve ka të paktën 70 viktima.

Dega e Afrikës së Jugut raporton se asnjë Dëshmitar nuk ka humbur jetën e as është plagosur. Megjithatë, rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet kanë dëmtuar shtëpitë e të paktën 19 familjeve si edhe 3 Salla Mbretërie.

Nën drejtimin e Komitetit të Ndihmës në Rast Katastrofash, vullnetarë të Repartit Vendës të Projektim-Ndërtimit po vlerësojnë shkallën e dëmit për çdo shtëpi. Nëse shtëpitë janë të pasigurta, janë marrë masa që vëllezërit të strehohen diku tjetër.

Jemi të sigurt se Jehovai do të vazhdojë t’i mbështetë vëllezërit dhe motrat në Afrikën e Jugut gjatë kësaj situate të vështirë.—Psalmi 34:19.