25 PRILL 2022
AFRIKA E JUGUT
Shirat e rrëmbyera dhe rrëshqitjet e dheut shkaktojnë dëme të mëdha në Afrikën Jugore
Më 13 prill 2022, provinca e Kuazulu-Natalit në Afrikën Jugore, u përfshi nga shira të rrëmbyera që shkaktuan qindra viktima dhe dëme materiale. Në disa zona ra deri në 300 milimetra shi për 24 orë. Mjaft zona janë pa energji elektrike dhe pa ujë. Shumë rrugë janë shkatërruar plotësisht.
Si ndikoi te motrat e vëllezërit tanë
Asnjë nga vëllezërit e motrat nuk ka humbur jetën
Vajza e një motre u plagos lehtë pasi i ra sipër një mur
Një vëlla u plagos lehtë kur iu shkatërrua shtëpia
27 shtëpi u shkatërruan
102 shtëpi u dëmtuan
87 lajmëtarë u evakuan
2 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të lehta
Ndihma në rast katastrofash
U ngrit një Komitet i Ndihmës në Rast Katastrofash për të organizuar dhënien e ndihmës
Pleqtë e kongregacionit dhe mbikëqyrësit qarkorë po u japin ndihmë praktike lajmëtarëve në nevojë
E gjithë kjo punë po bëhet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19
S’kemi fare dyshim se Jehovai do të vazhdojë t’u qëndrojë pranë vëllezërve tanë të shtrenjtë, që po vuajnë nga kjo katastrofë, ndërsa mezi presim bekimet e përhershme që na ka premtuar.—2 Korintasve 4:18.