Kalo te përmbajtja

9 DHJETOR 2022
ANGOLË

Libri i Mateut dhe libri i Veprave prezantohen në gjuhët çokve dhe ibinde

Libri i Mateut dhe libri i Veprave prezantohen në gjuhët çokve dhe ibinde

Më 3 dhjetor 2022, vëlla Samuel Kamposi, anëtar i Komitetit të Degës në Angolë, prezantoi librat e Mateut dhe të Veprave në gjuhët çokve dhe ibinde. Këta libra të Biblës u vunë në dispozicion në format elektronik gjatë një programi të regjistruar paraprakisht, të cilin e ndoqi një audiencë prej rreth 2.000 vetash.

Historia e Dëshmitarëve të Jehovait në fushën e gjuhës çokve nisi më 2007 kur u formua grupi i parë në këtë gjuhë. Tani ka 10 kongregacione të gjuhës çokve në Angolë dhe 23 në Republikën Demokratike të Kongos.

Një përkthyes i gjuhës çokve komentoi: «Në gjuhën çokve ekzistojnë disa përkthime të Biblës. Një prej tyre përdor shprehje të thjeshta, por e parafrazon tekstin, kurse një përkthim tjetër është më i plotë, por mezi kuptohet. Ndërsa, kur lexoj këtë përkthim të ri, e ndiej se Jehovai po flet drejtpërdrejt me mua.»

Kongregacioni i parë në gjuhën ibinde u formua në vitin 2014 dhe tani në këtë gjuhë ka 13 kongregacione. Para se të dilnin librat e Mateut e të Veprave në gjuhën ibinde, nuk kishte asnjë pjesë të Biblës në këtë gjuhë, prandaj lajmëtarët përdornin Përkthimin Bota e Re në gjuhën portugeze. Një përkthyes i gjuhës ibinde shprehet: «Disa vargje të Biblës i kam lexuar sa e sa herë, por vetëm tani mund t’i kuptoj më qartë. Për mua ishte privilegj të isha pjesë e këtij projekti. Më ka forcuar shumë besimin.»

Jemi të bindur se këta libra të Biblës në gjuhët çokve dhe ibinde do t’i ndihmojnë vëllezërit e motrat të forcojnë miqësinë me Jehovain.—Jakovi 4:8.