5 TETOR 2023
ANGOLË
Prezantohen në gjuhën angoleze të shenjave libri i Mateut dhe i Veprave
Më 23 shtator 2023, u mbajt një program special ku vëllai Johanes De Jegar, anëtar i Komitetit të Degës në Angolë, prezantoi librat e Mateut dhe të Veprave në gjuhën angoleze të shenjave (LAS). Rreth 1.881 e ndoqën programin në një Sallë Asamblesh në Luandë, Angolë. Menjëherë pas programit, librat e Biblës ishin në dispozicion për t’u shkarkuar nga siti jw.org dhe në aplikacionin JW Library Sign Language.
Është përllogaritur se gati 360.000 njerëz që nuk dëgjojnë, jetojnë në Angolë. Kongregacioni i parë LAS u formua në vitin 2010. Sot, mbi 1.000 lajmëtarë po shërbejnë në 37 kongregacione, 7 grupe dhe në 1 paragrup në gjuhën angole të shenjave.
Kjo është hera e parë që libra të Biblës janë përkthyer në LAS. Pasi mori librin e Veprave, një vëlla tha: «Përkthimi i gjallë i Veprave 8:26-30, ku Filipi vrapon për të takuar zyrtarin etiopas, më ndihmon të kuptoj më mirë pse kam nevojë të punoj me mish e me shpirt në shërbim.»
Jemi të sigurt se këto dy libra të Biblës në LAS, do të ndihmojnë edhe shumë të tjerë të provojnë dashurinë e Jehovait dhe ‘buzëqeshjen e tij miratuese’.—Numrat 6:25.