Kalo te përmbajtja

4 GUSHT 2023
ANGOLË

Prezantohet Përkthimi Bota e Re në gjuhën nianeke

Prezantohet Përkthimi Bota e Re në gjuhën nianeke

Më 28 korrik 2023, vëllai Salvador Domingos, anëtar i Komitetit të Degës në Angolë, prezantoi Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën nianeke. Bibla u prezantua gjatë kongresit rajonal me temë «Prisni me durim!» që u mbajt në Lubango, provinca e Hujlas, në jug të Angolës. Të 2.621 të pranishmit në këtë event morën një kopje të Biblës, në format të shtypur. Veç kësaj, botimi u vu në dispozicion edhe në format elektronik.

Shumë njerëz të popullsisë nianeke jetojnë në disa provinca të Angolës të tilla, si: Benguela, Kunene, Hujla dhe Namibe. Për përkthimet e botimeve në gjuhën nianeke kujdeset një zyrë rajonale përkthimi që ndodhet që qytetin e Lubangos.

Në të kaluarën, shoqata të Biblës kanë botuar disa libra të Biblës në gjuhën nianeke. Por Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re është Bibla e parë e plotë në këtë gjuhë. Meqë gjuha nianeke ka disa dialekte, skuadra e përkthimit u përpoq fort të përdorte fjalë që kuptohen nga shumica e atyre që flasin këtë gjuhë.

Gëzojmë bashkë me vëllezërit e motrat që flasin gjuhën nianeke, të cilët tani kanë mundësi të përdorin këtë botim të ri, ndërsa ndihmojnë edhe shumë të tjerë të mësojnë për Jehovain e ta adhurojnë.—Isaia 2:3.