20 JANAR 2021
ANGOLË
Prezantohet Përkthimi Bota e Re në gjuhën umbundu
Më 16 janar 2021 u prezantuan në format elektronik Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën umbundu. Programi ishte regjistruar paraprakisht dhe u transmetua për të gjitha kongregacionet e gjuhës umbundu anekënd Angolës. Biblën e prezantoi vëlla Zhenezio Verdiano, anëtar i Komitetit të Degës në Angolë.
Umbundu është gjuha amtare e rreth shtatë milionë vetave, që do të thotë se është gjuha më e përhapur në Angolë. Këtë gjuhë e flasin më shumë se 6.500 lajmëtarë.
Në këtë projekt punuan dy skuadra me gjashtë përkthyes për pesë vjet. Një nga përkthyesit tha: «Ky përkthim i ri do të na ndihmojë t’i kemi të gjalla në mendje ngjarjet që do të lexojmë nga Shkrimet, sepse përdor një gjuhë shumë të kuptueshme. Gjithashtu do ta kemi më të lehtë për t’ua mësuar të tjerëve Fjalën e Perëndisë në shërbim.»
Një anëtar komiteti u shpreh: «E dimë se kur njerëzit e lexojnë Biblën në gjuhën e tyre, mund ta kuptojnë më mirë të vërtetën. Presim me padurim të shohim se si do ta përdorë Jehovai Fjalën e tij në umbundu për t’u prekur zemrën më shumë njerëzve.»—2 Selanikasve 3:1.