29 GUSHT 2017
ANGOLË
Hidhet gaz helmues në kongresin e Dëshmitarëve në Angolë
Mëngjesin e së premtes së 25 gushtit 2017, gjatë një kongresi që po mbahej në Sallën e Asambleve të Dëshmitarëve të Jehovait në Vianë të Luandës, Angolë, 405 të pranishëm humbën ndjenjat kur disa agresorë hodhën gaz helmues në sallën kryesore dhe në ambientet e banjave. Lumturisht, gazi nuk ishte vdekjeprurës dhe askush nuk humbi jetën. Të prekurit i çuan në spitalet vendëse dhe shumë prej tyre morën trajtimin e nevojshëm e dolën brenda pak orësh. Ngjarja po hetohet nga autoritetet lokale; pasditen e së premtes policia arrestoi tre burra dhe i çoi në rajon.
Zyra e degës në Luandë raporton se të gjithë të prekurit po e marrin veten. Asnjë nga të pranishmit nuk e zuri paniku, përkundrazi punuan krah për krah për të ndihmuar të prekurit. Në bashkëpunim me rekomandimet e policisë lokale u anulua sesioni i së premtes pasdite. Megjithatë, kongresi vazhdoi me sukses të shtunën, më 26 gusht dhe të dielën, më 27 gusht, pa incidente madhore. U arrit një maksimum prej 12.000 të pranishmish dhe 188 u pagëzuan si Dëshmitarë të Jehovait.
Zëdhënësit për mediat:
Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000
Angolë: Tod Pekami, +244-923-166-760