Kalo te përmbajtja

Refugjatë në kampin e Luvuesë ndjekin asamblenë qarkore në gjuhën tshilube

12 SHTATOR 2019
ANGOLË

Mbahen asamble në gjuhët lingale dhe tshilube në kampin e refugjatëve në Angolë

Mbahen asamble në gjuhët lingale dhe tshilube në kampin e refugjatëve në Angolë

Më 25 dhe 26 maj 2019 u mbajt asambleja qarkore «Ji i fortë!», në gjuhët lingale dhe tshilube, në kampin e refugjatëve në Luvue. Kampi është 1.022 kilometra nga Luanda, kryeqyteti i Angolës. Në atë kohë, në kampin e Luvuesë jetonin 177 lajmëtarë bashkë me familjet e tyre. Prapëseprapë, në asamblenë e gjuhës lingale morën pjesë rreth 380 persona e u pagëzuan 3 veta dhe në asamblenë e gjuhës tshilube morën pjesë 630 persona e u pagëzuan 6 veta.

Shumica e vëllezërve u shpërngulën në Luvue për shkak të trazirave në Republikën Demokratike të Kongos. Vëllezërit s’mund të ndjekin mbledhjet në qytetet e tjera pasi nuk u lejohet të lëvizin lirisht nga kampi. Ndaj dega mori masat që asambletë të mbaheshin brenda kampit dhe ndërtoi 2 Salla Mbretërie të përkohshme. Në to mund të mblidhen 4 kongregacione: 3 në gjuhën tshilube dhe 1 në lingale.

Më 24 maj 2019, mbikëqyrësi qarkor dhe një përfaqësues nga dega shkuan në kampin e Luvuesë që të ndihmonin me montimin e sistemit audio dhe të podiumit. Pavarësisht nga vështirësitë si refugjatë, vëllezërit atje dhuruan mushama, shufra, litarë, gozhdë dhe materiale të tjera që nevojiteshin.

Pas asamblesë, Onoré Lontango, shërbëtor kongregacioni në një nga kongregacionet e gjuhës tshilube në kamp, komentoi: «Pavarësisht nga kushtet e vështira, teksa mbahej asambleja brenda kampit, ndiem dashurinë e Jehovait jo vetëm si grup por edhe si individë. Jam vërtet i lumtur.»

Vazhdojmë të lutemi për vëllezërit që janë shpërngulur për shkak të trazirave politike të botës. Jemi të sigurt që Jehovai do të vazhdojë t’i mbështetë dhe t’u forcojë besimin kudo që janë.—Romakëve 8:38, 39.

 

Vëllezër montojnë podiumin dhe sistemin audio

Gjashtë kandidatë për pagëzim në asamblenë qarkore në gjuhën tshilube qëndrojnë në këmbë teksa u përgjigjen pyetjeve për pagëzim

Vëllezër e motra që flasin gjuhën lingale ecin 2 kilometra nga kampi i refugjatëve për te lumi ku do të bëhet pagëzimi

Vëlla Johanes De Jegar nga Komiteti i Degës i Angolës bashkë me vëllezër e motra që flasin gjuhën lingale, pas asamblesë