Kalo te përmbajtja

7 MAJ 2015
ANGOLË

Dëshmitarët ndihmojnë viktimat e përmbytjes në Angolë

Dëshmitarët ndihmojnë viktimat e përmbytjes në Angolë

Një Sallë Mbretërie e Dëshmitarëve të Jehovait në Lobito që u mbush me 70 cm llucë dhe ujë.

LUANDË, Angolë—Shirat e rrëmbyeshme që filluan më 11 mars 2015, shkaktuan përmbytje që u morën jetën 85 personave dhe shkatërruan 119 shtëpi në provincën Benguela, rreth 500 kilometra larg kryeqytetit Luandë. Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Angolë raportoi se asnjë Dëshmitar nuk ka vdekur, por 11 shtëpi të tyre janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë. Në Lobito u dëmtua edhe një Sallë Mbretërie ose vend adhurimi.

Mëngjesin pas shirave të stuhishme, Dëshmitarët formuan një komitet ndihme në rast katastrofash për të vlerësuar dëmet dhe për të organizuar dhënien e ndihmës. Dëshmitarët ndihmuan si bashkadhuruesit e tyre, edhe të tjerë në zonën e prekur. Në Sallën e Mbretërisë në Lobito, vullnetarët hoqën 70 centimetra llucë dhe ujë, si dhe përfunduan riparime të tjera në kohë për të mbajtur një nga seritë e mbledhjeve speciale fundjavën pas shirave shkatërrimtare. Në këto mbledhje erdhën nga Luanda përfaqësues të zyrës së degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Angolë, të cilët i ngushëlluan dhe i inkurajuan me anë të Shkrimeve Dëshmitarët vendës.

Vullnetarë Dëshmitarë vendës pastruan dhe riparuan një Sallë Mbretërie të dëmtuar në Lobito.

Një zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Angolë, Todd Peckham, thotë: «Ndiejmë keqardhje për të gjithë ata që po e marrin veten nga rrënimi që sollën këto përmbytje. Zyra e degës në Angolë do të vazhdojë të mbikëqyrë punën e komitetit për dhënien e ndihmës dhe t’u sigurojë mbështetje njerëzve në komunitet.»

Zëdhënësi(t) për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Angolë: Todd Peckham, tel. +244 222 460 192