Kalo te përmbajtja

2 SHKURT 2022
ARGJENTINË

Familja Bethel në Argjentinë shijon shtëpinë e re

Familja Bethel në Argjentinë shijon shtëpinë e re

Familja Bethel në Argjentinë ka përfunduar transferimin në godinat e sapondërtuara të degës. Një kontraktues i jashtëm e përfundoi ndërtimin në verën e vitit 2021. Që atëherë, bethelitët dhe vullnetarët e ndërtimit janë marrë me punët përfundimtare në godinat e reja, për shembull, me montimin e mobilieve, me pastrimin me themel, si edhe me punët hidraulike dhe elektrike.

Kompleksi përfshin një godinë zyrash me 136 vende pune dhe dy rezidenca me 98 dhoma. Dega e mëparshme përbëhej nga disa godina të shpërndara në vende të ndryshme. Kurse dega e re i ka të gjitha godinat pjesë të një strukture të vetme. E gjithë prona është 8.524 metra katrorë dhe ndodhet jashtë Buenos-Ajresit, kryeqytetit të Argjentinës.

Vëllai Umberto Kajro, anëtar i Komitetit të Degës, thotë: «Jehovai ka treguar një bujari të jashtëzakonshme në këtë projekt. Godinat e reja shkëlqejnë, sidomos me logon jw.org që bie menjëherë në sy.»

Vëllai Sebastian Roso, që shërben në Repartin e Shërbimit, komenton: «Kjo është një dhuratë jashtë mase bujare nga Jehovai. Është një vend që i plotëson të gjitha nevojat tona. Ndihemi tejet mirënjohës për këtë kompleks kaq tërheqës dhe funksional.»

Jemi të bindur se kompleksi i ri i Bethelit do të rritë efikasitetin dhe do të jetë një dëshmi edhe më e fuqishme për komunitetin. E gjithçka do të jetë për lavdi të Jehovait.—2 Kronikave 7:1.

 

Familja Bethel në Argjentinë u transferua në godinat e reja të degës në Buenos-Ajres. Transferimi nisi në korrik të vitit 2021 dhe u realizua në përputhje me masat parandaluese kundër COVID-19. Pas transferimit, bethelitët mbaruan edhe punët e fundit, si për shembull, montimin e mobilieve dhe pastrimin. Dega e re do të jetë një dëshmi e shkëlqyer për komunitetin