Kalo te përmbajtja

Auditori duartroket gjatë prezantimit të Shkrimeve të Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën argjentinase të shenjave

1 JANAR 2020
ARGJENTINË

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën argjentinase të shenjave

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën argjentinase të shenjave

Më 13 dhjetor 2019 Dëshmitarët e Jehovait në Argjentinë prezantuan Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën argjentinase të shenjave (LSA) në kongresin ndërkombëtar në Buenos-Ajres. Kjo është hera e parë që Shkrimet e Krishtere Greke përkthehen në LSA.

Më 3 dhjetor 2014 skuadra e përkthimit nisi projektin afatgjatë, me librin e Mateut. Meqë botimet në gjuhën e shenjave janë në format video, pasi mbaronte një libër i Biblës, ngarkohej menjëherë në aplikacionin JW Library Sign Language.

Sipas disa burimeve, në Argjentinë janë gati 400.000 veta që përdorin LSA-në. Përveç tyre, nga rreth 2.700 lajmëtarët që përdorin LSA-në, 470 nuk dëgjojnë. Motër Laura Losada, që nuk dëgjon dhe që e di mirë gjuhën argjentinase të shenjave, komentoi: «Jam e lumtur dhe mirënjohëse që Jehovai po na ndihmon kaq shumë. Më parë, kur nuk kisha Bibël në LSA, përpiqesha jashtë mase të lexoja përkthimin në spanjisht, por s’e kuptoja dot atë që lexoja. Tani me këtë përkthim të ri e të qartë, e ndiej që po lidhem më ngushtë me Jehovain.»

Vëllezërit e motrat që përdorin LSA-në, i janë mirënjohës Jehovait për këtë përkthim që kuptohet fare kollaj e që do t’i ndihmojë të forcojnë besimin. Jemi të sigurt se falë këtij përkthimi, lajmëtarët do të ndihmojnë më shumë argjentinas që nuk dëgjojnë, të bëhen miq të Perëndisë.—Veprat 13:48.