29 PRILL 2013
ARGJENTINË
Përmbytje në Argjentinë
Përmbytje të menjëhershme e katastrofike mbuluan qytetin e Buenos-Ajresit dhe të La Platës më 2 prill 2013. Media raporton se kanë vdekur 57 njerëz. Afërsisht 500 Dëshmitarë të Jehovait u prekën nga përmbytja dhe gati 200 u shpërngulën nga shtëpitë. Për të dhënë ndihmën e tyre, Dëshmitarë nga e gjithë Argjentina dërguan më shumë se 30.200 litra ujë të pijshëm, 30 tonë ushqime dhe qindra dyshekë, batanije e jastëkë për dobinë e Dëshmitarëve dhe të jo Dëshmitarëve. Qindra Dëshmitarë u ofruan vullnetarë për të ndihmuar. Disa madje bënë rreth 500 km rrugë që të ndihmonin me pastrimin dhe riparimin.
Zëdhënësi për mediat:
Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000
Argjentinë: Ángel Mattiacci, tel. +54 15 5424 9071