Kalo te përmbajtja

ARMENI

Përmbledhje për Armeninë

Përmbledhje për Armeninë

Dëshmitarët e Jehovait në Republikën e Armenisë kanë liri adhurimi dhe mund t’i kryejnë aktivitet e tyre fetare pa shumë pengesa. Ata morën njohjen ligjore në tetor 2004.

Deri në tetor të 2013-s, sfida më e madhe që hasnin Dëshmitarët në Armeni ishte mungesa e shërbimit civil alternativ të pranueshëm për ta, ngaqë programi për shërbimin ushtarak në Armeni ishte nën mbikëqyrjen e ushtrisë dhe kishte natyrë ndëshkuese. Që nga viti 1993, qindra të rinj Dëshmitarë që refuzonin shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes janë dënuar me afate të gjata burgimi dhe disa kanë duruar kushte mjaft të vështira. Më në fund, më 8 qershor 2013, Armenia e përputhi ligjin për shërbimin civil alternativ me standardet evropiane. Më 23 tetor 2013, Komisioni Republikan i Armenisë pranoi aplikimet e para për shërbimin alternativ civil të 57 Dëshmitarëve të Jehovait. Ky program ka dalë i suksesshëm, pasi i lejon ata t’i shërbejnë vendit të tyre dhe njëkohësisht të mbajnë një ndërgjegje të qetë.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve domethënëse, prapëseprapë Dëshmitarët e Jehovait hasin diskriminim. Disa bashki nuk pranojnë t’u japin leje për ndërtimin e vendeve të adhurimit, punonjësit e doganës u vendosin taksa stratosferike për importimin e literaturës fetare, dhe kundërshtarët përhapin shpifje rreth tyre në media e forume publike. Dëshmitarët e Jehovait u janë drejtuar si gjykatave të vendit, edhe atyre ndërkombëtare në përpjekje për t’i zgjidhur këto çështje.