Kalo te përmbajtja

15 SHKURT 2019
AUSTRALI

Përmbytje shkatërrimtare në Kuinsland, Australi

Përmbytje shkatërrimtare në Kuinsland, Australi

Shira të rrëmbyeshme kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në verilindje të Australisë. Nga ujërat e përmbytjes, mijëra banorë janë shpërngulur, shumica e pronave janë dëmtuar dhe ka pasur shkëputje të energjisë elektrike.

Dega e Australazisë raporton se 58 lajmëtarë nga tri kongregacione janë strehuar në shtëpitë e të afërmve ose në shtëpitë e Dëshmitarëve. Gjithsej 10 shtëpi të vëllezërve janë përmbytur, dy prej të cilave janë shkatërruar.

Dega ka ngritur një Komitet të Ndihmës në Rast Katastrofash, dhe mbikëqyrësi qarkor e pleq vendës po inkurajojnë vëllezërit e prekur nga përmbytja. Lutemi që vëllezërit e motrat të vazhdojnë të qëndrojnë dhe të ngushëllohen nga kujdesi i barinjve të dashur.—1 Pjetrit 5:2.