13 DHJETOR 2019
AUSTRALI
Zjarret përpijnë sipërfaqe të mëdha në Australi
Një çift Dëshmitarësh humbën shtëpinë ndërsa zjarret dogjën mbi një milion hektarë tokë përgjatë Uellsit të Ri Jugor dhe Kuinslandit, Australi. Asnjë vëlla nuk ka vdekur e as është plagosur për shkak të zjarreve. Gjithashtu, Sallat e Mbretërisë dhe Sallat e Asambleve shpëtuan nga zjarret.
Autoritetet vendëse besojnë se disa zjarre janë vënë qëllimisht. Që nga shtatori zjarret u kanë marrë jetën 6 vetave dhe kanë shkatërruar të paktën 650 shtëpi.
Rreth 200 vëllezër e motra u evakuan, por tani janë kthyer në shtëpitë e tyre. Ndërsa për çiftin që humbi shtëpinë, po kujdesen Dëshmitarët e tjerë. Ndërkohë pleqtë e kongregacionit po u japin inkurajim nga Bibla atyre që u prekën nga zjarret.—Veprat 20:28.