Kalo te përmbajtja

15 SHKURT 2013
AUSTRALI

Dëshmitarët e Jehovait ndihmojnë viktimat e përmbytjes në Australi

Dëshmitarët e Jehovait ndihmojnë viktimat e përmbytjes në Australi

SIDNEI—Përmbytje rrënuese përlanë Australinë Lindore teksa cikloni tropikal Osvald solli në Kuinsland e në Uellsin e Ri Jugor tornado, dallgë gjigante dhe shira rrëmbyes. Të paktën katër veta vdiqën dhe mbi 1.000 janë shpërngulur nga shtëpitë. Qyteti i Bundabergut, në bregun qendror të Kuinslandit, u godit keqas kur stuhia shkaktoi jo vetëm disa nga përmbytjet më të këqija të një shekulli, por edhe pesë tornado.

Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Sidnei raporton se nuk është vrarë a dëmtuar asnjë Dëshmitar. Sidoqoftë u dëmtuan të paktën 53 shtëpi të Dëshmitarëve në Bundaberg duke lënë mbi 70 të pastrehë. Disa nga të pastrehët u shpëtuan me helikopter dhe janë strehuar te të afërmit ose te bashkëbesimtarë të tjerë në zonë.

Pleq Dëshmitarë vendës formuan një komitet ndihme për raste katastrofash që të organizonin ndihmën. Në rajonin e Bundabergut, u ofruan për të ndihmuar edhe 250 vullnetarë Dëshmitarë, disa prej të cilëve udhëtuan më tepër se 100 milje që të ndihmonin viktimat.

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Australi: Donald MacLean, tel. +61 2 9829 5600