11 JANAR 2013
AUSTRALI
Zjarre të mëdha në Tasmani
Temperatura të papara kanë shkaktuar zjarre të mëdha në ishullin-shtet të Tasmanisë, në Australi. Këto zjarre kanë shkretuar qytetin e vogël Dunalley, afër kryeqytetit Hobart. Ndonëse nuk ka të vdekur, policia është në kërkim të të humburve. Dëshmitarët e Jehovait raportojnë se shtëpia e një Dëshmitari u shkatërrua. Shumë Dëshmitarë që iu desh të braktisnin shtëpitë, gjetën strehë te bashkëbesimtarët. Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Sidnei po i koordinon gjërat që t’u sigurojë ndihmë fizike dhe t’u forcojë besimin viktimave.
Zëdhënësi për mediat:
Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000
Australi: Donald MacLean, tel. +61 2 9829 5600