Kalo te përmbajtja

19 MAJ 2015
AZERBAJXHAN

Azerbajxhani zgjat burgimin e padrejtë për dy gra

Azerbajxhani zgjat burgimin e padrejtë për dy gra

Ministria e Sigurisë Kombëtare (MSK) e Azerbajxhanit ka zgjatur periudhën e paraburgimit për dy Dëshmitare të Jehovait, Irina Zaharçenko dhe Valida Jabrajilova. Më 17 shkurt 2015, MSK-ja ngriti padi penale për shpërndarje të literaturës biblike pa «lejen e duhur» dhe i burgosi gratë. Më 7 maj 2015, Gjykata e Krahinës Sabail pranoi t’i mbante në burg deri më 17 korrik. Gjykata ka hedhur poshtë kërkesat për ta zëvendësuar masën e burgimit me arrest shtëpie. Avokatët e Dëshmitareve kanë apeluar kundër kësaj burgosjeje të padrejtë dhe kanë shprehur shqetësim për shëndetin mendor, emocional dhe fizik të grave. Autoritetet po vazhdojnë të hetojnë edhe Dëshmitarë të tjerë.