22 NËNTOR 2018
AZERBAJXHAN
Dëshmitarët e Jehovait regjistrohen si shoqatë fetare në Baku, Azerbajxhan
Më 8 nëntor 2018, Komiteti Shtetëror për Shoqatat Fetare në Azerbajxhan u dha status të plotë ligjor Dëshmitarëve të Jehovait në Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit. Tani vëllezërit tanë kanë bazë më të fortë ligjore që të praktikojnë lirisht besimin e tyre e të predikojnë në qytet.
Shpresojmë që ky vendim pozitiv të shërbejë si precedent që edhe vëllezërit në zonat e tjera të vendit të regjistrohen ligjërisht. I jemi mirënjohës Jehovait që autoritetet qeveritare kanë themeluar ligjërisht besimin tonë në Baku.—Filipianëve 1:7.