Kalo te përmbajtja

15 JANAR 2016
AZERBAJXHAN

Gjykatësi shtyn sërish seancën dëgjimore dhe vonon lirimin e dy grave

Gjykatësi shtyn sërish seancën dëgjimore dhe vonon lirimin e dy grave

Më 14 janar 2016 gjykatësi Akram Gahramanovi i Gjykatës Krahinore të Pirallahit në Baku, Azerbajxhan, shtyu sërish seancën dëgjimore të znj. Zaharçenko dhe znj. Jabrajilova. Ai arsyetoi se nuk mund të niste seancën pa znj. Zaharçenko, e cila për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore nuk mundi të paraqitej në gjykatë. Seanca e radhës u caktua për në 28 janar 2016.

Kjo vonesë i dëmton edhe më shumë gratë, meqë për shkak të shtyrjes së seancës, avokatët e tyre nuk patën mundësi të argumentonin kërkesën për t’i liruar. Duke qenë se ky është muaji i 11-të në paraburgim që ua ka përkeqësuar shëndetin, kërkesa e panevojshme për praninë e znj. Zaharçenko në gjykatë dhe vonesa e pakuptimtë e procedurave, e shton keqtrajtimin.