12 PRILL 2016
AZERBAJXHAN
Policia e Azerbajxhanit ndërpret Përkujtimin e vdekjes së Krishtit
Më 23 mars 2016 në Gak policët ndërprenë befas Përkujtimin e vdekjes së Krishtit, ngjarjen më të shenjtë të vitit për Dëshmitarët e Jehovait. Përkujtimi po mbahej në një shtëpi. Policët treguan atë që supozohej të ishte urdhër gjykate që autorizonte kontrollin, dhe ua konfiskuan kopjet personale të botimeve fetare, përfshirë edhe Biblat. Pastaj, të gjithë të pranishmit i çuan në rajonin e policisë, ku i morën në pyetje dhe u dhanë urdhër të bënin deklaratë me shkrim. Të gjithë u liruan pasi policia përpiloi procesverbale për gjashtë burra Dëshmitarë. Këto procesverbale mund të vlejnë si bazë për t’i akuzuar, sipas Kodit për Shkeljet Administrative.