8 DHJETOR 2015
AZERBAJXHAN
Azerbajxhani merr urdhër të transferojë në arrest shtëpie Irina Zaharçenkon
Më 3 dhjetor 2015 Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut pranoi një kërkesë urgjente të Irina Zaharçenkos, dhe i kërkoi qeverisë së Azerbajxhanit ta transferonte menjëherë nga burgu në «arrest shtëpie ose të gjente ndonjë alternativë tjetër të përshtatshme». Arsyeja e kësaj kërkese urgjente është meraku për shëndetin e saj që sa vjen e përkeqësohet.
Irina Zaharçenko dhe një Dëshmitare tjetër, Valida Jabrajilova janë mbajtur në paraburgim për dhjetë muaj. Më 10 dhjetor 2015 Gjykata Krahinore e Pirallahit në Baku do të nisë një seancë dëgjimore të çështjes kundër grave, mbi akuzën e supozuar të dhunimit të kodit penal, ngaqë shpërndanë literaturë fetare e folën për besimin e tyre «pa leje».