Kalo te përmbajtja

7 JANAR 2016
AZERBAJXHAN

Grupi i Punës i OKB-së kërkon që Azerbajxhani të lirojë znj. Zaharçenko dhe znj. Jabrajilova

Grupi i Punës i OKB-së kërkon që Azerbajxhani të lirojë znj. Zaharçenko dhe znj. Jabrajilova

Grupi i Punës i OKB-së për Burgosjen Arbitrare kërkoi që Azerbajxhani të lirojë Irina Zaharçenkon dhe Valida Jabrajilovën. Ai vendosi se Azerbajxhani i kishte burgosur arbitrarisht vetëm ngaqë kishin ushtruar paqësisht të drejtën e lirisë së fesë, i kishte diskriminuar për shkak të fesë dhe s’i kishte zbatuar standardet ndërkombëtare për një gjyq të drejtë. Vendimi i Grupit të Punës nuk iu referua vetëm paraburgimit të këtyre grave. Përkundrazi, çdo ndëshkim për veprimtaritë e tyre fetare do të ishte arbitrar dhe diskriminues.

Azerbajxhani e shpërfilli kërkesën e mëparshme të Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut për të liruar Irinën. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ajo s’ishte e pranishme në gjyqin e 7 janarit 2016. Por, a do ta mbështetë ligjin ndërkombëtar në seancën e radhës gjykatësi Akram Gahramanovi?