Kalo te përmbajtja

31 MAJ 2024
BENIN

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën fone

Prezantohen Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën fone

Më 26 maj 2024, vëlla Abdiel Uorou, anëtar i Komitetit të Degës në Afrikën Perëndimore, prezantoi Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën fone, gjatë një programi special që u mbajt në një Sallë Asambleje në Abomei, Benin. Gjithsej të pranishëm fizikisht gjatë programit ishin 920 vëllezër e motra dhe të lidhur në videokonferencë ishin 6.188 veta. Ata që ishin fizikisht të pranishëm në program morën nga një kopje të shtypur të botimit. Gjithashtu ai u vu në dispozicion edhe në format audio dhe elektronik.

Në Benin jetojnë të paktën 2 milionë njerëz që flasin gjuhën fone, përfshirë këtu mbi 4.000 vëllezër e motra që shërbejnë në 84 kongregacione e grupe të gjuhës fone. Pas prezantimit të Biblës—Ungjilli sipas Mateut në vitin 2022 në këtë gjuhë, gradualisht janë vënë në dispozicion në formatin elektronik, edhe libra të tjerë të Shkrimeve të Krishtere Greke.

Bashkë me vëllezërit e motrat që flasin gjuhën fone, e falënderojmë Jehovain që e ka vënë në dispozicion Fjalën e tij për tërë ata që dëshirojnë të ndjekin këshillat e tij në jetë.—Gjoni 17:17.