3 QERSHOR 2022
BENIN
Prezantohet libri i Mateut në gjuhën fon
Më 29 maj 2022, vëlla Silvejn Boisi, anëtar i Komitetit të Degës së Beninit, prezantoi Biblën—Ungjilli sipas Mateut në gjuhën fon. Ky libër i Biblës u prezantua në format dixhital gjatë një programi të regjistruar paraprakisht, të cilin e ndoqën nëpërmjet streaming rreth 7.000 lajmëtarë dhe persona të interesuar. Libri pritet të disponohet në format të shtypur në dhjetor të 2023-shit.
Edhe pse Bibla në gjuhën fon disponohej edhe më përpara, ato përkthime e kanë hequr emrin e Perëndisë dhe shumë shprehje që përdoren aty, nuk e përcjellin në mënyrë të saktë tekstin origjinal të Biblës. Përveç kësaj, kushtojnë goxha dhe disa tregtarë nuk pranojnë t’ua shesin Dëshmitarëve të Jehovait.
Ky përkthim i kohëve të fundit i librit të Mateut e përcjell me saktësi kuptimin e tektit origjinal të Biblës. Për shembull, Mateu 10:28 thotë: «Mos u frikësoni nga ata që vrasin trupin, por që s’mund të vrasin shpirtin.» Shënimi në këtë varg shpjegon se termi i përdorur në gjuhën origjinale për fjalën «shpirt» ka kuptimin «shpresën për të jetuar». Veçori të tilla të këtij botimi do t’i ndihmojnë lajmëtarët kur mësojnë të tjerët në shërbim.
Vëllai Paje Bjerr, anëtar i Komitetit të Degës së Beninit, thotë: «Në botimet tona gjenden shumë referime që na drejtojnë te libri i Mateut. Ky përkthim i saktë i Ungjillit të Mateut do të na ndihmojë jashtë mase kur predikojmë dhe u mësojmë të tjerëve lajmin e mirë. Falënderojmë Jehovain dhe skuadrën e përkthimit për punën e palodhur që të realizonin këtë përkthim!»
Jemi të bindur se ky botim i ri do t’i ndihmojë vëllezërit e motrat që flasin gjuhën fon, të vazhdojnë të forcojnë miqësinë e tyre me Jehovain e të ndihmojnë edhe të tjerët.—Mateu 5:3.