10 QERSHOR 2022
BRAZIL
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Brazil shkaktojnë dëme të mëdha
Që nga 25 maji 2022, në verilindje të Brazilit ka pasur përmbytje dhe rrëshqitje dheu si pasojë e stuhive të furishme. Shtetet që janë goditur më fort, janë Alagoasi dhe Pernambuko, ku 42 qytete kanë shpallur gjendjen e emergjencës. Mbi 145.000 veta janë evakuar dhe të paktën 129 kanë vdekur.
Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë
Nuk ka vdekur asnjë vëlla a motër
3 lajmëtarë pësuan dëmtime të lehta
280 shtëpi pësuan dëme të lehta
22 shtëpi pësuan dëme të mëdha
23 Salla Mbretërie pësuan dëme të lehta
1 Sallë Asamblesh pësoi dëme të mëdha
Ndihma në rast katastrofash
Një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash po u jep zemër nga Shkrimet dhe po u siguron gjërat e domosdoshme mbi 600 lajmëtarëve
E gjithë ndihma po jepet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19
Lutemi që vëllezërit tanë ‘të vazhdojnë të marrin forcë nga Zotëria’ ndërsa vazhdojnë të përballojnë katastrofat natyrore.—Efesianëve 6:10.