Kalo te përmbajtja

Majtas: hartë që tregon komunitetet që u kontaktuan gjatë fushatës 4-mujore. Fotografitë e vogla (nga e majta në të djathtë): vëllezër e motra që flasin uapishane, zavante dhe hunsrike, gjatë veprës së predikimit

8 GUSHT 2024
BRAZIL

Predikojnë në 11 gjuhë për të mbjellë farat e së vërtetës

Predikojnë në 11 gjuhë për të mbjellë farat e së vërtetës

Nga 1 marsi deri më 30 qershor 2024, mbi 1.000 Dëshmitarë të Jehovait morën pjesë në një fushatë të madhe predikimi në Brazil. Fushata u organizua që të përkonte me publikimin e broshurës Gëzoje jetën përgjithmonë në 11 gjuhët që fliten në vend. Si rezultat, thuajse 300 veta kërkuan të studionin Biblën.

Dy motra po bisedojnë me një burrë që flet hunsrike në Nova-Petrópolis

Ndërsa bisedonin, një grua që fliste zavante në Kampinápolis, i pyeti lajmëtarët: «Ju jeni ata që bëni video në gjuhën time? Kam kohë që ju kërkoj. Më në fund ju gjeta!» Ajo shpjegoi se më parë kishte studiuar Biblën me Dëshmitarët e Jehovait, por e la sepse nuk kuptonte portugalisht. Kur mori vesh se botimet dhe videot tona që flasin për Biblën janë edhe në gjuhën zavante, filloi t’i kërkonte Dëshmitarët. Ajo nisi sërish të studionte Biblën.

Në Santa-Maria-xhe-Zhetibá, një motër kishte biseduar 3 herë me një grua të interesuar që fliste pomeraniane. Herën e tretë që shkoi ta takonte, gruaja i tha motrës se një ditë para se të bënin bisedën e parë i ishte lutur Zotit që t’i tregonte si ta adhuronte në mënyrën e duhur. Me shumë kënaqësi, ajo pranoi të studionte Biblën.

Në një fshat të vogël indigjenësh në jug të Brazilit, vëllezërit takuan një grua që fliste keingange, e cila nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për Dëshmitarët e Jehovait. Vëllai i lexoi Psalmin 83:18 dhe i shpjegoi se Jehova është emri i Zotit. Ajo u prek thellë dhe tha se asnjë nuk i kishte thënë që Perëndia ka një emër. Menjëherë pranoi të studionte Biblën.

Gëzoje jetën përgjithmonë në gjuhën hunsrike, keingange, kajua, makushi, nhengatu, pomeraniane, satere-maue, taliane, tikune, uapishane dhe në zavante. Fushata u organizua që të përkonte me publikimin e këtyre broshurave

Ashtu si vëllezërit e motrat tona në Brazil, na gëzon zemra që kaq shumë njerëz po mësojnë më tepër për ‘lajmin e mirë të përhershëm’ të Biblës, që edhe ata t’i japin lavdi Jehovait.—Zbulesa 14:6, 7.