Kalo te përmbajtja

Vëllai Hamilton Vieira, bashkë me një interpretues të gjuhës së shenjave, prezantojnë Biblën në gjuhën braziliane të shenjave ndërsa auditori duartroket

26 SHTATOR 2022
BRAZIL

Prezantohen Shkrimet e ShenjtaPërkthimi Bota e Re në gjuhën braziliane të shenjave

Prezantohen Shkrimet e ShenjtaPërkthimi Bota e Re në gjuhën braziliane të shenjave

Të dielën, më 18 shtator 2022, vëllai Hamilton Vieira, anëtar i Komitetit të Degës në Brazil, prezantoi Shkrimet e ShenjtaPërkthimi Bota e Re në gjuhën braziliane të shenjave. Botimi u vu në dispozicion në sitin jw.org dhe në aplikacionin JW Library Sign Language. Programi ku u prezantua Bibla, u transmetua direkt nga zyra e degës së Brazilit dhe e ndoqën mbi 36.300 veta.

Vëllezër e motra duke dalë në foto ndërsa tregojnë në pajisjet e tyre Biblën në gjuhën braziliane të shenjave

Ky është përkthimi i parë i plotë i Biblës në gjuhën braziliane të shenjave dhe, deri tani, është Bibla e tretë e plotë në gjuhën e shenjave në botë. Projekti i përkthimit nisi më 2006 me Ungjillin e Mateut. Pas kësaj, çdo libër i Biblës vihej në dispozicion menjëherë sapo përkthehej.

Anxhelika, një motër që nuk dëgjon, u shpreh: «Më përpara përpiqesha të lexoja Biblën në portugalisht, por e kisha të vështirë ta kuptoja. Tani që doli Bibla në gjuhën braziliane të shenjave, e kuptoj kaq mirë sa ndihem pjesë e tregimeve.»

Pjesëtarë të skuadrës së përkthimit në gjuhën braziliane të shenjave duke regjistruar në studio

Në vitin 1982, Dëshmitarët e Jehovait formuan kongregacionin e parë të gjuhës së shenjave në Rio-de-Zhanejro. Sot ka rreth 9.500 lajmëtarë që shërbejnë në 246 kongregacione të gjuhës braziliane të shenjave, 337 grupe dhe 63 paragrupe.

Kjo Bibël tregon sa shumë i do Jehovai vëllezërit e motrat tona që nuk dëgjojnë. Lutemi që kjo dhuratë e çmuar të ndihmojë sa më shumë veta të mësojnë për Jehovain dhe Birin e tij, si edhe të gjejnë udhën drejt jetës së përhershme.—Gjoni 17:3.