Kalo te përmbajtja

Shirat e pazakonta dhe rrëshqitjet e dheut shkaktuan dëme të mëdha në qytetin malor të Petrópolisit

23 SHKURT 2022
BRAZIL

Shirat e dendura dhe rrëshqitjet e dheut shkaktojnë dëme të mëdha në një qytet malor në Brazil

Shirat e dendura dhe rrëshqitjet e dheut shkaktojnë dëme të mëdha në një qytet malor në Brazil

Më 15 shkurt 2022, stuhi të forta shiu sollën si pasojë rrëshqitje dheu që shkaktuan edhe vdekje, në qytetin malor të Petrópolisit në shtetin e Rio-de-Zhanejros, Brazil. Kjo katastrofë shkatërroi shtëpi dhe biznese. Në 24 orë ra një sasi rekord shiu prej 26 centimetrash.

Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë

  • 1 vëlla u dëmtua rëndë dhe u dërgua në spital. Mjerisht, djali i tij 2 vjeç humbi jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut

  • 1 vëlla tjetër humbi jetën

  • 86 lajmëtarë u evakuan

  • 2 shtëpi u shkatërruan

  • 15 shtëpi pësuan dëme të rënda

  • 2 Salla Mbretërie pësuan dëme të lehta

Ndihma në rast katastrofash

  • Për të organizuar dhënien e ndihmës u ngrit një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash

  • Mbikëqyrësi qarkor dhe pleqtë e kongregacionit po sigurojnë ushqim, ujë, veshje dhe inkurajim nga Bibla për vëllezërit e prekur nga katastrofa

  • Vëllezërit e motrat e evakuar po qëndrojnë përkohësisht te të afërmit ose te Dëshmitarë të tjerë

  • E gjithë ndihma po jepet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19

Ndërsa lutemi për vëllezërit e motrat e prekur nga katastrofa, kemi bindje të plotë se Jehovai ‘do t’u ngushëllojë zemrën dhe do t’i bëjë të patundur’ sidomos ata që kanë humbur njerëz të dashur.—2 Selanikasve 2:16, 17.