Kalo te përmbajtja

4 JANAR 2022
BRAZIL

Stuhi të forta shiu sjellin përmbytje në verilindje të Brazilit

Stuhi të forta shiu sjellin përmbytje në verilindje të Brazilit

Nga 24-26 dhjetori 2021, shira të furishme përfshinë Shtetin e Bahias në Brazil, duke prekur më tepër se 640.000 njerëz. Përmbytjet që pasuan, sollën prishjen e digave dhe lanë nën ujë e të izoluara disa qytete.

Si ndikoi te motrat e vëllezërit tanë

  • Asnjë nga vëllezërit nuk është lënduar

  • 273 lajmëtarë janë evakuar

  • 109 shtëpi kanë pësuar dëme të vogla

  • 3 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të vogla

Ndihma në rast katastrofash

  • U ngrit një Komitet i Ndihmës në Rast Katastrofash (KNRK) për të siguruar ujë, ushqim dhe veshje

  • Lajmëtarët e evakuar po jetojnë përkohësisht me të afërmit ose me lajmëtarë të tjerë

  • E gjithë kjo punë po bëhet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19

Vëlla Marselo Ambrosio, i cili shërben në KNRK, thotë: «Dashuria që i kanë treguar vëllezërit njëri-tjetrit na ka dhënë shumë zemër dhe na e ka forcuar më tej vendosmërinë që t’i shërbejmë Jehovait më plotësisht.»

E dimë se Jehovai do të bëhet një «strehë e sigurt» për vëllezërit e prekur nga stuhia.—Psalmi 9:9.