Kalo te përmbajtja

18 JANAR 2013
BRAZIL

Rrëshqitje dheu në Brazil

Rrëshqitje dheu në Brazil

Gjatë javës së parë të janarit, reshje të mëdha shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në shtetin e Rio-de-Zhanejros, Brazil, duke lënë të pastrehë më tepër se 3.000 veta. Dëshmitarët e Jehovait raportojnë se nuk është dëmtuar asnjë nga 8.000 Dëshmitarët që jetojnë në zonën e prekur. Gjithsesi, tetë familje Dëshmitarësh humbën gjithçka ose disa zotërime nga përmbytja e shtëpive. Këto viktima u strehuan përkohësisht te shtëpitë e Dëshmitarëve të tjerë dhe te të afërmit. Tashmë një komitet ndihme në rast katastrofe i përbërë nga Dëshmitarë vullnetarë, ka shpërndarë gjithsej katër tonë ushqime, ujë të pijshëm dhe gjëra të tjera të nevojshme për zonat më të prekura nga katastrofa.

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Brazil: Pedro Catardo, tel. +55 15 3322 9000