Kalo te përmbajtja

31 DHJETOR 2018
BRAZIL

Zjarr shkatërrimtar në Manaus, Brazil

Zjarr shkatërrimtar në Manaus, Brazil

Herët në mëngjes, më 18 dhjetor, një zjarr dogji qytetin e Manausit, Brazil, duke shkrumbuar të paktën 600 shtëpi. Ndonëse nuk raportohet që ka pasur të vdekur, 4 veta janë lënduar dhe mbi 2.000 të tjerë janë shpërngulur.

Dega e Brazilit raporton se ndër vëllezërit e motrat nuk ka të vdekur ose të lënduar. Megjithatë, 10 shtëpi të vëllezërve tanë janë shkatërruar, duke shkaktuar shpërnguljen e 18 lajmëtarëve dhe të të afërmve të tyre jo Dëshmitarë. Nën drejtimin e degës, një Komitet i Ndihmës në Rast Katastrofash po kujdeset për nevojat e lajmëtarëve të prekur nga katastrofa.

Jemi të sigurt se vëllezërit e motrat e prekur nga pasojat e zjarrit që ra në Brazil do të vazhdojnë të besojnë te Jehovai, i cili është për ne «kala e sigurt në kohë vuajtjesh».—Psalmi 9:9, 10.