Kalo te përmbajtja

24 JANAR 2024
BREGU I FILDISHTË

Prezantohet Bibla—Ungjilli sipas Mateut në gjuhën jakube

Prezantohet Bibla—Ungjilli sipas Mateut në gjuhën jakube

Më 7 janar 2024, vëllai Zhyl Bazjé, anëtar i Komitetit të Degës në Bregun e Fildishtë, prezantoi Biblën—Ungjilli sipas Mateut në gjuhën jakube gjatë një programi special që u mbajt në Man, Bregu i Fildishtë. Programin e ndoqën 302 veta, të cilët ishin të pranishëm fizikisht, dhe 257 të tjerë që u lidhën nëpërmjet videokonferencës. Menjëherë u vunë në dispozicion formatet elektronike dhe audio të botimit të ri. Formati i shtypur do të disponohet në të ardhmen e afërt.

Vëllezër e motra po dëgjojnë me vëmendje programin

Gjuhën jakube e flasin rreth 1,5 milionë njerëz që jetojnë në Bregun e Fildishtë, në Guine dhe në Liberi. Aktualisht 254 vëllezër e motra shërbejnë në 4 kongregacione dhe në 6 grupe të gjuhës jakube në Bregun e Fildishtë.

Në gjuhën jakube nuk ekziston një përkthim i plotë i Biblës. Ka dy përkthime të Shkrimeve të Krishtere Greke në këtë gjuhë. Megjithatë, në asnjërin nga këto përkthime nuk përdoret emri i Perëndisë Jehova, dhe të dyja kanë një gjuhë të vështirë për t’u kuptuar. Ja pse përkthimi i Biblës—Ungjilli sipas Mateut, që përdor një gjuhë aktuale dhe të qartë, është pritur shumë mirë. Një vëlla komentoi: «Shpesh ishte e nevojshme t’i lexonim tepër ngadalë disa vargje të përkthimeve të tjera, e madje më shumë se një herë, që të arrinim t’i kuptonim. Tani kemi këtë mundësi të shkëlqyer për ta shijuar leximin e librit të Mateut dhe për ta kuptuar qartë.»

Të gjitha falënderimet i shkojnë Jehovait që u siguroi vëllezërve e motrave që flasin gjuhën jakube këtë dhuratë të mrekullueshme, e cila do t’i ndihmojë ata dhe shumë të tjerë ‘të kërkojnë në radhë të parë Mbretërinë’.—Mateu 6:33.