Një përmbledhje e historisë në Bullgari
Në Bullgari ka pasur Dëshmitarë të Jehovait që nga viti 1888. Më 1938 regjistruan entin ligjor kombëtar, por e humbën këtë të drejtë më 1944 kur vendi kaloi nën kontrollin komunist. Dëshmitarët patën kufizime të rënda deri më 1991 kur enti i tyre ligjor, Shoqata e Krishterë e Dëshmitarëve të Jehovait, u regjistrua ligjërisht. Megjithatë, në 1994-n, pas fushatës publike të shpifjeve kundër feve «që nuk janë tradicionale» dhe pasi u miratua ligji për kufizimin e ligjit për fenë, Dëshmitarët e Jehovait dhe pakica të tjera fetare humbën statusin e tyre. Pak kësaj, policia filloi të arrestonte Dëshmitarët, ndërpreu mbledhjet e tyre fetare dhe u konfiskoi literaturën. Gjykatat bullgare nuk siguruan mbrojtje ligjore për Dëshmitarët.
Pasi ndoqën të gjitha rrugët ligjore në vend, Dëshmitarët aplikuan pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). Në vitet 1998, 2001 e 2004 GJEDNJ-ja pranoi marrëveshje mes Dëshmitarëve dhe qeverisë bullgare. Pas këtyre marrëveshjeve, qeveria i regjistroi sërish si fe Dëshmitarët e Jehovait. Përkrahu edhe të drejtën e tyre të lirisë së fesë, që përfshinte të drejtën e refuzimit të shërbimit ushtarak për shkak të ndërgjegjes, të drejtën për shërbim civil alternativ dhe të drejtën për t’i shprehur bindjet të qetë.
Dëshmitarët e Jehovait në Bullgari janë mirënjohës që gëzojnë liri fetare dhe në përgjithësi i vazhdojnë aktivitetet e tyre fetare pa trazime. Gjithsesi, në disa zona, autoritet vendore e kanë kufizuar aktivitetin fetar të Dëshmitarëve, duke keqpërdorur urdhrat vendorë për shërbimin e tyre publik ose duke mos u dhënë leje për Salla Mbretërie. Për më tepër, disa njerëz i kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë kërcënuar Dëshmitarët e Jehovait. Edhe pse forcat e rendit kanë siguruar njëfarë ndihme, ata në përgjithësi nuk i kanë ndjekur penalisht sulmuesit ose nuk kanë mbrojtur viktimat. Dëshmitarët vazhdojnë të takojnë zyrtarët bullgarë që ta zgjidhin çështjen, dhe një rast që lidhet me lejen për një Sallë Mbretërie është pezull pranë GJEDNJ-së.