Kalo te përmbajtja

BULLGARI

Ngjarje historike në Bullgari

Ngjarje historike në Bullgari
  1. 19 MAJ 2004—GJEDNJ-ja pranon një marrëveshje miqësore në çështjen Loter dhe Loter kundër Bullgarisë; qeveria konfirmon të drejtat ligjore të Dëshmitarëve për të praktikuar fenë e tyre dhe për të shprehur besimin pa pengesa

  2. 16 PRILL 2003—Qeveria njeh Përkujtimin e vdekjes së Krishtit si kremtim zyrtar të Dëshmitarëve të Jehovait dhe i lejon ta marrin pushim nga puna atë ditë

  3. 6 MARS 2003—Dëshmitarët e Jehovait regjistrohen sërish sipas ligjit të ri për fetë

  4. 3 MAJ 2001—GJEDNJ-ja pranon një marrëveshje miqësore në çështjen e njërit prej Dëshmitarëve të Jehovait (Stefanov kundër Bullgarisë); qeveria u jep amnisti atyre që nuk duan të bëjnë ushtrinë për arsye ndërgjegjeje, por që janë gati të kryejnë shërbim alternativ civil

  5. 7 TETOR 1998—Dëshmitarët e Jehovait regjistrohen zyrtarisht në Bullgari

  6. 9 MARS 1998—Si pjesë e një marrëveshjeje miqësore të pranuar nga Komisioni Evropian i të Drejtave të Njeriut (tani zëvendësuar nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut [GJEDNJ]), qeveria bullgare bie dakord të regjistrojë Dëshmitarët e Jehovait si fe

  7. 1994—Bullgaria anulon regjistrimin e Dëshmitarëve të Jehovait pasi nxjerr një ligj strikt për fenë

  8. 7 MAJ 1992—Bullgaria bëhet anëtarja e 26-të e Këshillit të Evropës

  9. 17 KORRIK 1991—Shteti regjistron zyrtarisht entin ligjor të Dëshmitarëve: Shoqata e Krishterë e Dëshmitarëve të Jehovait

  10. 1944-1990—Ndalohet veprimtaria e Dëshmitarëve të Jehovait nën regjimin komunist

  11. 6 MAJ 1938—Dëshmitarët e Jehovait njihen ligjërisht

  12. 1888—Dokumentimi më i hershëm i Dëshmitarëve të Jehovait në Bullgari