24 MARS 2023
BURKINA-FASO
Prezantohet Përkthimi Bota e Re në gjuhën more
Më 19 mars 2023, vëlla Jusuf Ouedraogo, anëtar i Komitetit të Degës në Benin, prezantoi Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën more. Njoftimi u bë gjatë një programi live në Ugadugu, kryeqyteti i Burkina-Fasos. a Shumë veta e ndoqën programin nëpërmjet videokonferencës nga qytete të tjera. Programin e ndoqën mbi 1.730 veta. Pas prezantimit, auditorit iu shpërndanë Bibla të shtypura dhe u vu menjëherë në dispozicion formati elektronik.
Gjuha more është gjuha më e përhapur në Burkina-Faso. Ajo është gjuha amtare e rreth 8 milionë vetave. Flitet edhe në shtetet fqinje, si në Bregun e Fildishtë, Ganë, Mali, Senegal dhe Togo.
Kjo është hera e parë që Dëshmitarët e Jehovait e përkthejnë të plotë Biblën në një gjuhë vendëse në Burkina-Faso. Edhe pse ka disa përkthime të Biblës në gjuhën more, në asnjërën prej tyre nuk përmendet emri hyjnor, Jehova.
Një përkthyes tha: «Disa libra poetikë, si Proverbat dhe Kënga e Solomonit, ishin veçanërisht sfidues për t’u përkthyer, sepse poezi të tilla nuk janë të natyrshme në gjuhën more. Megjithatë, pasi i përkthyem, u mrekulluam me rezultatin. Tani ishte kaq e lehtë ta kuptoje mesazhin e tyre.»
Gëzojmë bashkë me vëllezërit e motrat që flasin gjuhën more, për këtë dhuratë nga Jehovai.—Jakovi 1:17.
a Dega e Beninit mbikëqyr veprën në Burkina-Faso.