Kalo te përmbajtja

Disa nga vëllezërit e motrat që mikpritën vizitorët në këndin tonë me temë «Libri më i lashtë, por ende praktik»

24 NËNTOR 2023
EKUADOR

Libri më i lashtë, por ende praktik, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, në Ekuador

Libri më i lashtë, por ende praktik, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, në Ekuador

Nga data 20-24 shtator 2023, në Guajakuil, Ekuador, u zhvillua për të nëntën herë Panairi Ndërkombëtar i Librit, të cilin e vizituan mbi 30.000 veta. Vëllezërit tanë ngritën një kënd me literaturë dhe e titulluan «Libri më i lashtë, por ende praktik». Ky titull theksonte më së miri vlerën praktike të Biblës për njerëz të të gjitha moshave. Ata vunë në dispozicion literaturë në gjuhët angleze, kiçua (çimborazo), kiçua (imbabura), kineze mandarin, portugeze dhe spanjolle. Në këtë event morën pjesë rreth 150 vëllezër e motra. Ata u dhanë më shumë se 700 botime të shtypura të interesuarve dhe u treguan mjaft vizitorëve si të kërkonin për tema të ndryshme në sitin jw.org.

Një motër i tregon një vizitoreje si të shkarkojë botimet nga jw.org

Një baba me fëmijë adoleshentë u afrua te këndi ynë dhe u shpreh i shqetësuar për sfidat që po hasnin fëmijët e tij. Vëllezërit i shpjeguan se parimeve të Biblës nuk u ikën kurrë koha dhe mund t’i ndihmojnë edhe sot të rinjtë të përballojnë sfidat që hasin. Burri pranoi librat Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, vëllimet 1 dhe 2, pastaj tha: «Nuk ma kishte marrë kurrë mendja se do të gjeja libra me informacione kaq të vlefshme në këtë panair!»

Një grua u afrua te këndi ynë dhe pyeti nëse mund të merrte një Bibël. Ajo shpjegoi se jetonte në një lagje me siguri të lartë dhe për këtë arsye i kishte takuar shumë rrallë Dëshmitarët e Jehovait. Motra jonë i dha një Bibël dhe i shpjegoi më shumë për kursin falas të Biblës që ofrojmë. Gruaja u kënaq shumë dhe kërkoi një vizitë duke plotësuar formularin te siti jw.org.

Dëshmitaret po i japin informacione një burri që po viziton këndin tonë

Diego, një vëlla që mori pjesë në këtë event, komentoi: «Edhe pse logon jw.org mund ta kenë parë goxha njerëz, disa kanë shumë pak informacion për mesazhin tonë. Mendoj se këndi ynë i ndihmoi të kuptonin sa vlerë ka Bibla sot.»

Jemi të lumtur që motrat e vëllezërit tanë në Ekuador patën mundësi të ndihmonin të tjerët të njihnin më shumë mençurinë praktike të Biblës, librit më të lashtë, por më praktik në botë.—Proverbat 3:21.