Kalo te përmbajtja

Vëllezërit Paulos Ijasu, Isak Mogosi dhe Negede Teklemarijami janë në burg në Eritre që nga 17 shtatori i 1994-s

17 SHTATOR 2019
ERITRE

Një çerek shekulli pas hekurave në Eritre

Një çerek shekulli pas hekurave në Eritre

Në ditët tona, Eritreja është ndër vendet ku Dëshmitarët e Jehovait po përndiqen egërsisht. Më 17 shtator 2019 vëllezërit Paulos Ijasu, Isak Mogosi dhe Negede Teklemarijami bënë 25 vjet në burg. Përveç tyre janë burgosur edhe 39 vëllezër dhe 10 motra.

Asnjë nuk është akuzuar ndonjëherë për krim, nuk ka dalë në gjyq e as është dënuar. Nuk dinë as kur do të lirohen. Katër vëllezër kanë vdekur në burg. Tre vdiqën pasi u liruan, ngaqë në burg kishin jetuar në kushte të tmerrshme.

Përndjekja u intensifikua që nga 25 tetori i 1994-s, thuajse një vit e gjysmë pasi Eritreja u shkëput nga Etiopia dhe u bë shtet i pavarur. Presidenti i ri deklaroi se Dëshmitarët e Jehovait të lindur në Eritre nuk do të konsiderohen më nënshtetas, kryesisht sepse janë të vendosur të mbajnë asnjanësinë e krishterë. Përveç kësaj, ai u ka mohuar edhe të drejtat civile bazë. Ndër të tjera, Dëshmitarëve të Jehovait nuk u lejohet të arsimohen siç duhet, të kenë biznesin e tyre ose të udhëtojnë jashtë vendit.

Vitet e fundit organizma të rëndësishëm ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut janë shqetësuar gjithnjë e më shumë që Eritreja po i shpërfill në mënyrë flagrante standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ku përfshihen edhe rastet e vëllezërve tanë. Eritreja nuk i ka zbatuar rekomandimet e tyre.

Shih: «RAPORT SPECIAL: Përndjekja e Dëshmitarëve të Jehovait në Eritre»

Do t’i informojmë vazhdimisht qeveritarët dhe autoritetet e tjera për situatën në Eritre. Ndërsa vëllezërit e motrat vazhdojnë të shfaqin besim dhe guxim të jashtëzakonshëm përballë përndjekjeve mizore, jemi të sigurt se Jehovai do të jetë Ndihmësi i tyre dhe ‘shkëmbi ku gjejnë strehë’.—Psalmi 94:22.