Kalo te përmbajtja

13 MARS 2019
ETIOPI

Rrëzohet avioni: Një motër humb jetën

Rrëzohet avioni: Një motër humb jetën

Të dielën, më 10 mars, avioni Ethiopian Airlines Flight 302 ra pak pasi la Adis-Abebën, kryeqytetin e Etiopisë. Gjithë 157 personat që ishin në avion, vdiqën.

Mjerisht, mes viktimave, ishte edhe motra jonë, Rozëmeri Mumbi. Ajo ishte 66 vjeçe dhe shërbente në kohë të plotë në kongregacionin e gjuhës angleze «Roma-Manzoni», në Romë, Itali.

Jemi thellësisht të hidhëruar për këtë humbje tragjike. Mezi presim ringjalljen, kur do të mirëpresim shërbëtorët besnikë të Jehovait, përfshirë motër Mumbin.—Zbulesa 20:13.