Kalo te përmbajtja

22 QERSHOR 2021
FILIPINE

Dëshmitarët e Jehovait prezantojnë Përkthimin Bota e Re në gjuhën bikole

Dëshmitarët e Jehovait prezantojnë Përkthimin Bota e Re në gjuhën bikole

Më 20 qershor 2021 u prezantuan në format dixhital Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën bikole. Këtë Bibël e prezantoi vëlla Denton Hopkinsoni, anëtar i Komitetit të Degës në Filipine, gjatë një mbledhjeje speciale të mbajtur virtualisht, e cila u transmetua streaming për lajmëtarët e 97 kongregacioneve.

Fakte rreth projektit

  • Gjuhën bikole e flasin rreth 5,8 milionë njerëz që jetojnë kryesisht në 5 provinca të Filipineve: Albai, Kamarines-Nort, Kamarines-Sur, Katanduan dhe Sorsogon

  • Është gjuha e pestë më e folur në Filipine

  • Mbi 5.800 lajmëtarë shërbejnë në kongregacionet e gjuhës bikole

  • Për këtë projekt punuan 2 skuadra përkthimi për 7 vite e gjysmë

Një nga përkthyesit shpjegoi: «Meqë gjuha bikole ka disa dialekte, u bënë përpjekje të veçanta për të përdorur fjalë që i kupton shumica e njerëzve që jetojnë në rajonet ku flitet kjo gjuhë.»

Një përkthyes tjetër tha: «Jemi të sigurt se ky përkthim me gjuhë të qartë dhe moderne do t’i ndihmojë më shumë lexuesit të kuptojnë vargjet e Biblës.»

Në Filipine, botimi i plotë i rishikuar i Përkthimit Bota e Re disponohet edhe në gjashtë gjuhë të tjera të vendit: sebuane, hiligainone, iloke, pangasinane, tagaloge dhe uarai-uarai.

Jemi të lumtur që Përkthimi Bota e Re tani disponohet edhe për vëllezërit e motrat që flasin gjuhën bikole. Jemi të sigurt se kjo Bibël do të ndihmojë edhe më shumë njerëz t’i japin lavdi Jehovait dhe ‘të gëzojnë jetën përgjithmonë’.—Psalmi 22:26.