12 NËNTOR 2020
FILIPINE
Dy tajfune shkaktojnë dëme të mëdha në Filipine
Vendi
Pjesa jugore e Lusonit dhe ishuj të tjerë fqinj
Katastrofa
Më 25 tetor 2020 tajfuni Molave, që në Filipine njihet edhe si Kuinta, goditi provincën Albei në rajonin e Bikolit në Luson. Më pas vazhdoi përgjatë ishullit të Lusonit
Më 1 nëntor 2020 supertajfuni Goni, që në Filipine njihet edhe si Rolli, arriti deri në Katanduan, ishull tjetër në rajonin e Bikolit në Luson. Kjo stuhi e kategorisë 5 shkaktoi dëme të mëdha edhe në provinca të tjera, disa prej të cilave i kishte dëmtuar më parë edhe tajfuni Molave
Të dyja stuhitë sollën shira të rrëmbyera dhe erëra të forta, të cilat shkaktuan përmbytje të mëdha, ndërprerje të ujit të pijshëm e të energjisë elektrike në shumë zona. Gjithashtu është pothuajse e pamundur të komunikosh me telefon ose me internet në mjaft zona
Shirat e rrëmbyeshme sollën edhe rrëshqitje dheu në malin Majon, që shkatërroi shumë shtëpi pranë tij
Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë
Qindra lajmëtarë u shpërngulën ose u evakuan
Një motër 89 vjeçe u lëndua pak ndërsa e evakuonin nga shtëpia që u shkatërrua plotësisht
Prona të dëmtuara
134 shtëpi dhe 8 Salla Mbretërie pësuan dëme të lehta
75 shtëpi dhe 8 Salla Mbretërie u dëmtuan rëndë
101 shtëpi dhe 1 Sallë Mbretërie u shkatërruan komplet
Ndihma në rast katastrofash
Mbikëqyrësit udhëtues dhe pleqtë vendës po bashkëpunojnë me gjashtë Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash, që vëllezërit të kenë mjaftueshëm ushqim, ujë, strehim dhe gjëra të tjera të domosdoshme. Vëllezërit po u binden me shumë kujdes udhëzimeve të sigurisë për shkak të COVID-19 ndërsa japin ndihmë dhe mbështetje
Vazhdojmë të lutemi për vëllezërit e motrat që u prekën nga këto katastrofa natyrore shkatërrimtare. E dimë se gjatë kësaj periudhe të vështirë Jehovai do të jetë gjithmonë për ta «Ati i mëshirshëm e zemërdhembshur dhe Perëndia i çdo ngushëllimi».—2 Korintasve 1:3.