Kalo te përmbajtja

20 JANAR 2020
FILIPINE

Hiri vullkanik në Filipine jep alarmin për shpërthim

Hiri vullkanik në Filipine jep alarmin për shpërthim

Më 12 janar 2020, vullkani Taal në Batangas, Filipine, paralajmëroi për një «shpërthim të rrezikshëm» kur nxori hi rreth 14 kilometra drejt qiellit. Autoritetet kanë evakuar dhjetëra mijë veta që jetojnë afër këtij vullkani, i cili është ndër më aktivët në vend.

Deri më sot, mbi 500 Dëshmitarë të evakuar janë strehuar në vende të sigurta, si Salla Mbretërie dhe shtëpi të bashkëbesimtarëve. Nuk është lënduar asnjë prej tyre. Komiteti i Degës ka formuar një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash që të kujdeset për nevojat urgjente të të evakuarve.

Lutemi që vëllezërit e motrat në Filipine të vazhdojnë të mbështeten plot besim te Jehovai, «streha dhe forca jonë».—Psalmi 46:1-3.