8 NËNTOR 2019
FILIPINE
Manilë, Filipine—Kongresi ndërkombëtar «Dashuria nuk shuhet kurrë»!
Datat: 1-3 nëntor 2019
Vendet: Mall of Asia Arena dhe SMX Convention Center në Manilë, Filipine
Gjuhët: anglisht, tagaloge
Maksimumi i të pranishmëve: 26.245
Numri i të pagëzuarve: 145
Numri i delegatëve ndërkombëtarë: 5.397
Degët e ftuara: Afrika e Jugut, Australazi, Evropa Qendrore, Francë, Indonezi, Ishujt Solomon, Itali, Japoni, Kazakistan, Madagaskar, Malajzi, Mjanmar, Papua Guineja e Re, Sri-Lankë, Tajvan, Tajlandë, Shtetet e Bashkuara
Komente pozitive: Roheljo Holongbajani, menaxher rajonal i marrëdhënieve me klientët për Mall of Asia Arena, tha: «Ju jeni grupi më i organizuar me të cilët kemi punuar deri tani. Ishte kënaqësi t’ju kishim në arenën tonë.»
Nolasko Bathani, drejtor i përgjithshëm i policisë së rajonit jugor, pohoi: «Ishte bukur të shihje gjithë ata delegatë që hynin me radhë në vendin e kongresit. Kur gjërat bëhen me kaq rregull, ne s’duhemi fare.»
Tjofilo Labe i Riu, ndihmësmenaxher i sigurimit në Hotel Manila, duhej të kontrollonte organizimet e tureve të delegatëve. Pasi mbikëqyri një pjesë të tyre, komentoi: «Nëse më kërkojnë të vlerësoj organizimin e nisjeve nga hoteli . . . do të thosha se është më se i shkëlqyer.»
Motra dhe vëllezër vendës mirëpresin delegatët në Bethelin e Filipineve
Vëllezër e motra japin ftesa para kongresit
Katër përfaqësues nga dega u përgjigjen pyetjeve në një konferencë për shtyp pak para kongresit
Jashtë vendit të kongresit
Delegatë ndërkombëtarë dhe lajmëtarë vendës teksa bëjnë foto
Vëllezër e motra këndojnë këngë Mbretërie gjatë kongresit
Dy nga vëllezërit që u pagëzuan të shtunën
Vëlla Mark Sandersoni, anëtar i Trupit Udhëheqës, teksa mban fjalimin e fundit të shtunën
Shërbëtorë specialë në kohë të plotë nga vende të tjera në podium me vëlla Sandersonin ditën e fundit të kongresit
Vëllezër e motra performojnë një kërcim tradicional që njihet si Tinikling gjatë shfaqjes për delegatët