22 JANAR 2019
FILIPINE
Stuhi në Filipinet Lindore: Rrëshqitje dheu dhe përmbytje të vrullshme
Më 29 dhjetor 2018, stuhia tropikale Usman goditi ishullin Samar, i treti për nga madhësia në Filipine. Stuhia solli shira të rrëmbyeshme që shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje të vrullshme. Të paktën 25 persona humbën jetën dhe 42 të tjerë janë lënduar. Një total prej 22.835 shtëpish pësuan dëme.
Zyra e degës në Filipine raporton se asnjë Dëshmitar nuk ka humbur jetën nga stuhia. Por tri shtëpi të vëllezërve janë shkatërruar, ndërsa katër të tjera janë dëmtuar pjesërisht. Gjithashtu, një Sallë Mbretërie ka pësuar dëme. Nën drejtimin e zyrës së degës, një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash siguroi gjërat e nevojshme dhe strehim të përkohshëm për të gjitha familjet e prekura nga stuhia.
Jemi të sigurt se vëllezërit dhe motrat e prekur nga kjo stuhi do të vazhdojnë të tregojnë besim te Jehovai, duke e ditur se ai do t’i bëjë të patundur dhe të fortë.—1 Pjetrit 5:10.