Kalo te përmbajtja

Stuhia tropikale Trami shkaktoi rrëshqitje dheu dhe shkatërroi rrugë e shtëpi

31 TETOR 2024
FILIPINE

Stuhia tropikale Trami godet Filipinet

Stuhia tropikale Trami godet Filipinet

Më 21 tetor 2024, stuhia tropikale Trami a shkaktoi shumë dëme në Filipine. Suhia u intensifikua kur preku pjesën veriore të vendit, dhe solli një erë shkatërrimtare që arriti shpejtësinë deri në 160 kilometra në orë. Shiu i rrëmbyer tropikal dhe erë shkaktuan përmbytje të mëdha e rrëshqitje dheu. U dëmtuan shtëpi, rrugë dhe njerëzit nuk kishin energji elektrike e ujë. Nga mbi 6 milionë njerëz që jetojnë në zonën e prekur, rreth 1 milion u detyruan të evakuoheshin. Të paktën 126 njerëz kanë humbur jetën.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Mjerisht, 1 motër humbi jetën

  • 747 lajmëtarë janë evakuar

  • 7 shtëpi u shkatërruan

  • 24 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 128 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • 8 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla

Ndihma në rast katastrofash

Vëllezër e motra duke ndihmuar në Laurel, Batangas, Filipine

  • Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po i ngushëllojnë e po u japin zemër nga Shkrimet vëllezërve e motrave, si dhe po u sigurojnë ndihmë praktike

  • Janë ngritur 5 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash për të koordinuar punën për dhënien e ndihmës

Na trishton vdekja dhe shkatërrimi që solli kjo stuhi e fuqishme tropikale. Megjithatë, premtimi i Biblës se gjëra të tilla do të zhduken përgjithmonë, vazhdon të na ngushëllojë e të na japë shpresë.—Isaia 25:8.

a Në Filipine, kjo stuhi njihet me emrin Kristinë.