23 NËNTOR 2023
FILIPINE
Tërmet i fuqishëm në jug të Filipineve
Më 17 nëntor 2023, një tërmet nënujor me magnitudë 6,7 ballë goditi në jug të Filipineve. Tërmeti ndodhi 26 kilometra larg ishullit të Mindanaos, në jug. Në rajonin e Davaos, në Xheneral-Santos-Siti dhe në provincën e Saranganit janë dëmtuar shumë ndërtesa, përfshirë ndërtesa qeveritare, shkolla dhe qendra tregtare. Gjithashtu janë dëmtuar edhe shumë shtëpi.
Situata e vëllezërve dhe e motrave
Mjerisht, 1 motër ka vdekur
10 vëllezër e motra janë plagosur. Ndër këta edhe gruaja e një mbikëqyrësi qarkor, e cila është çuar në spital dhe është jashtë rrezikut
4 shtëpi kanë pësuar dëme të mëdha
4 shtëpi kanë pësuar dëme të vogla
2 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të vogla
Ndihma në rast katastrofash
Është ngritur një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash për të koordinuar punën për dhënien e ndihmës
Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë po u japin zemër nga Shkrimet të prekurve nga katastrofa
Lutemi për vëllezërit e motrat e prekur nga ky tërmet dhe falënderojmë ata që po kujdesen për këta vëllezër e motra. Jemi të sigurt se, ndonëse jetojmë në kohë kritike e të trazuara, Jehovai, Shkëmbi ynë, do të na japë forcën për të qëndruar.—1 Samuelit 2:2.