Kalo te përmbajtja

5 GUSHT 2019
FILIPINE

Tërmetet tronditin Filipinet

Tërmetet tronditin Filipinet

Më 27 korrik 2019 dy tërmete goditën ishullin e vogël të Itbajatit në Filipine, rreth 690 kilometra në veri të Manilës. Si pasojë e tërmeteve 5,4 dhe 6,4 ballë të shkallës Rihter pati 9 viktima, 64 të lënduar dhe 266 shtëpi të shkatërruara. Zyrtarët raportojnë se nga tërmetet u prekën 2.968 veta.

Asnjë nga vëllezërit tanë nuk humbi jetën. Gjithsesi, një motër u lëndua. Gjithashtu, dy shtëpi të vëllezërve u dëmtuan rëndë.

Zyra e degës formoi një Komitet të Ndihmës në Rast Katastrofash që t’u siguronte vëllezërve dhe motrave gjërat më të domosdoshme, si ushqim dhe ujë. Përfaqësues nga zyra e degës do të vizitojnë ata që u prekën nga kjo katastrofë, që t’u japin zemër dhe ndihmë praktike.

Lutemi për vëllezërit dhe motrat që janë prekur nga tërmetet e kohëve të fundit. Jemi të sigurt se Jehovai, «Perëndia i çdo ngushëllimi», do të vazhdojë të kujdeset për nevojat e tyre.—2 Korintasve 1:3.