18 NËNTOR 2019
FILIPINE
Tërmetet tronditin jugun e Filipineve
Disa tërmete të fuqishme kanë tronditur jugun e Filipineve që nga 16 tetori i 2019-s. Si pasojë vdiqën 21 veta, u lënduan mbi 400 dhe u shpërngulën më tepër se 35.000 të tjerë. Të paktën, tri tërmete ishin mbi 6 ballë të shkallës Rihter. Madje, në zonë ndihen akoma lëkundje të tjera. Asnjë nga vëllezërit nuk ka vdekur, por një motër është plagosur lehtë.
Gjithashtu janë dëmtuar rëndë katër Salla Mbretërie dhe 195 shtëpi të vëllezërve, ndërsa 9 Salla Mbretërie dhe 351 shtëpi pësuan dëme të pjesshme. Shumë vëllezër po jetojnë në tenda, ngaqë janë më të sigurt se në shtëpitë e tyre.
Zyra e degës në Filipine ka caktuar dy Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash, që të koordinojnë punën për dhënien e ndihmës. Ndërkohë atje vajtën gjashtë përfaqësues nga dega, ndër ta tre pjesëtarë të Komitetit të Degës, të cilët ngushëlluan vëllezërit dhe u dhanë zemër nga Bibla.
Lutemi që Jehovai të vazhdojë t’i ndihmojë vëllezërit që u prekën nga këto tërmete.—Psalmi 70:5.