Kalo te përmbajtja

2 JANAR 2020
FILIPINE

Tajfuni Fanfon godet Filipinet

Tajfuni Fanfon godet Filipinet

Më 24 dhjetor 2019, tajfuni Fanfon, i njohur në Filipine edhe si Ursula, goditi pjesën lindore të ishullit Samar. Nuk është vrarë a plagosur asnjë Dëshmitar i Jehovait. Megjithatë janë dëmtuar 464 shtëpi të Dëshmitarëve dhe 6 Salla Mbretërie. Dega në Filipine ka formuar 5 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash për t’u siguruar vëllezërve të prekur ngushëllim nga Bibla dhe ndihmë materiale.

Fanfoni ishte tajfuni i 21-të që ka goditur Filipinet në vitin 2019. Përveç kësaj, kohët e fundit në pjesën jugore të vendit kanë rënë tërmete. Për këtë arsye, momentalisht po punojnë 18 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash.

I admirojmë vëllezërit në Filipine që vazhdojnë të qëndrojnë dhe që plot besim mbështeten te Perëndia Jehova, i cili është «shumë i dhembshur e i mëshirshëm».—Jakovi 5:11.