Kalo te përmbajtja

Dy Salla Mbretërie të prekura nga përmbytja në Manilë, Filipine

5 GUSHT 2024
FILIPINE

Tajfuni Gaemi shkakton përmbytje në shumë zona të Filipineve

Tajfuni Gaemi shkakton përmbytje në shumë zona të Filipineve

Në fund të korrikut 2024, në perëndim të oqeanit Paqësor u krijua tajfuni Gaemi a. Ndonëse tajfuni i fuqishëm nuk goditi Filipinet, ai intensifikoi shirat musonike të stinës duke shkaktuar dëme të mëdha, përmbytje dhe rrëshqitje dheu në kryeqytet, Manilë, dhe në zonat përreth. Janë prekur afërsisht 4,8 milionë njerëz. Mbi 600.000 veta janë evakuar dhe të paktën 39 persona kanë vdekur.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Asnjë vëlla ose motër nuk ka humbur jetën dhe as është plagosur

  • 155 lajmëtarë janë evakuar, por shumica janë kthyer tashmë në shtëpitë e tyre

  • 2 shtëpi janë shkatërruar

  • 11 shtëpi kanë pësuar dëme të mëdha

  • 42 shtëpi kanë pësuar dëme të vogla

  • 11 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të vogla

Ndihma në rast katastrofash

  • Janë ngritur 6 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash për të koordinuar punën për dhënien e ndihmës

  • Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet dhe ndihmë praktike të prekurve

Majtas: vëllezër e motra duke përgatitur ndihma (lart) dhe duke siguruar ujë të pijshëm (poshtë) për ata në nevojë

Djathtas: një vëlla i jep ndihma një motre të prekur nga përmbytja

Do të vazhdojmë të lutemi për të gjithë ata që janë prekur nga tajfuni. Gjithashtu i jemi mirënjohës Jehovait që i jep stabilitet jetës sonë, siç po bën me vëllezërit e motrat duke i mbështetur e duke u kujdesur për ta.—Isaia 33:6.

a Në Filipine e kanë quajtur supertajfuni Karina.